Kryemadhi: Kryeministër qesharak
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Në një koment në Facebook, Kryemadhi shprehet se Edi Rama është kthyer në një kryeministër qesharak që vetëm mashtron.
Ajo i kujton kryeministrit se ka mashtruar shqiptarët për aeroportin e Vlorës, ilaçet dhe pronat e çamëve.
“Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve. Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është!”,- shprehet Monika Kryemadhi në një koment në Facebook.
Ditën e sotme kryeministri akuzoi opozitën se po kundërshton projektin e aeroportit të Vlorë, ndërkohë që projekti ende nuk është publikuar i plotë.
KOHA JONË SONDAZH

