Kryemadhi me të rinjtë e LRI: Do ja dalim! Jemi me të drejtën e Zotit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot në mbrëmje një takim me disa nga anëtarët e LRI-së që ishin dje pjesë e protestës së organizuar para Kuvendit.
Në një koment në Facebook, teksa ka postuar dhe një fotot me të rinjtë, Kryemadhi shkruan: “Me të drejtën e Zotit, me pastërtinë e të rinjve, me forcën e karakterit të papërkulshëm dhe me pasionin e shqiptarit ne do ia dalim! Do ia dalim me besim, do ia dalim për të ardhmen, do ia dalim për Shqipërinë!”.
Ndërkohë deputetja Floida Kërpaçi, e cila u dhunua dje nga policia gjatë protestës, ka reaguar dhe për procedimin penal. “Nuk keni nevojë të bëni padi ja ku i keni disa nga ata që protestuan!”,- shkruan Kërpaçi.
KOHA JONË SONDAZH

