FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Meta mund të ketë ambicie për të marrë mandatin e dytë si president

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se Ilir Meta, i cili u zgjodh dhe President i ri i Republikës, mund të ketë ambicie për një tjetër mandat për kreun e shtetit. E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Kryemadhi foli për të ardhmen e LSI-së, ndërsa theksoi se pas ikjes së tij nga kjo forcë, partia do të shpërthejë.

“Me ikjen e Metës, tani do shpërthej LSI. Ai na mbante në këmishë hekuri. Na thoshte: ‘Mos shani, mos kritikoni’. Po tani më mirë të ‘puthemi’ me Milon, se me ndonjë parti tjetër që s’njihet. Ilir Meta 5 vite do jetë president. Meta mund të ketë ambicie për të marrë mandatin e dytë si president.”, pohoi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?