Kryemadhi: PD të sjellë emrat e trafikantëve të drogës, t’i arrestojmë…ndryshe lojë kalamajsh!
E ftuar në emisionin ‘Komitet’ të gazetarit Berat Buzhala, zëvendëskryetarja e sapozgjedhur e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur si një ‘lojë kalamajsh’ mosmarrëveshjen mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Kryemadhi thotë se nuk është pak që të të japin katër ministra, ashtu siç ka qenë oferta për Bashën, por situata në të cilën ndodhet politike shqiptare duket papërgjegjshmëri e politikanëve.
Po ashtu, nr 2 i LSI-së është shprehur se nëse PD-ja ka emra për të cilët ajo mendon se duhen marrë masa ligjore, le t’i thotë që të arrestohen.
“Le t’i thotë emrat PD se kush janë personat që duhen arrestuar që janë përzgjedhës kryesor të kanabisit. Le të na thonë emrat që ne të bëjmë deklaratë dhe t’i arrestojnë’, -tha Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

