Kryemadhi: Protesta në gjithë vendin. Rama duhet arrestuar (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi pas seancës së tensionuar në Kuvend se Edi Ramën nuk e shpëton asgjë.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë në gjithë venin. “Nuk është vetëm opozita që proteston. Keni protestat e naftëtarëve, të studentëve dhe gjithë shqiptarëve”,- tha Kryemadhi.
“Veprimi më qytetar do ishte dorëheqja. Por ai duhet arrestuar. Frika që kanë, ishte largimi i provës ndaj Tahirit. Kjo ishte maja e ajsbergut. Trup më të madh nuk kishte që ishte ndërprerja e fjalës së Spahos, që është dhe më i qeti. Situatën sot e prisja. Për shkak të situatës që është krijuar sot në vend. Sot i kisha këpucët me takë të rënë, çizmja është simboli” tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se protestat e opozitës do vijojnë dhe nuk do ndalen.
“Nuk do ta shpëtojnë dot nga struktura e tij e grupit kriminal. Protestat nuk do ndalojnë në asnjë moment dhe kemi protesta tek gjimnazistët tek studentët, tek naftëtarët, tek qytetarët që quhen shtresa e mesme, por Rama i shkriu me taksat e larta. Mallkimet e tij po shtohen. Sot i kisha këpucë me takë të rënë, por çizmja është simboli. Çizmja më e rëndë që i ka rënë shqiptarëve tashmë duhet t’i bjerë Edi Ramës në kokë”- tha Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1514948115284592/
Prononcimi i plotë i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:
E prisja dhe pres akoma dhe gjëra të tjera shumë më të rënda për shkak të kësaj situate të cilën ai e ka futur Shqipërinë dhe nuk ka më kthim mbrapa. Sado që të mundohet të largojë vëmendjen me historira nga më të ndryshmet apo dhe për të ringjallur, histerinë popullore apo për skena si regjizor apo si artist që mundohet ti krijojë nuk do ta shpëtojnë dot. Nga përfshirja e tij në trafikun e drogës, nuk do ta shpëtojnë dot nga përfshirja në strukturat kriminale dhe në krimin e organizuar. Dhe nuk do ta shpëtojnë dot nga përgjegjësia më e madhe që ka si kryeministër, i cili jo vetëm e shkatërroi Shqipërinë, por dhunoi dhe e shpërbëri atë. Dhe nuk do të shpëtojë dot nga mallkimi i 465 mijë shqiptarëve, të cilët kanë lënë vendin e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë shpresë.
Do ti riktheheni protestave znj. Kryemadhi?
Sigurisht. Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment, nuk janë thjesht thirrja e qytetarëve në bulevard, janë nga më të ndryshmet. Keni protestat te minatorët, naftëtarët, te banorët e Fierit që janë kundër incineratorit. Keni protesta te gjimnazistët, te studentët që janë për tarifa më të ulëta. Keni protesta te deputetët e kudo.Edhe te ata qytetarë të cilët quhen shtresa e mesme, por që Edi Rama i shkriu dhe i shkatërroi me taksat e larta. Mos u çudisni, çdo ditë e më shumë urrejtja dhe mallkimet ndaj tij po shtohen, për shkak të asaj pasigurie që ka krijuar në Shqipëri.Sot i kisha këpucët me takë të rëndë, mos u shqetësoni, çizmja është simboli, unë mendoj që çizmja më e rëndë që është çizmja e krimit të organizuar, e cila i ka rënë në kokë shqiptarëve, tashmë do të kthehet në çizme të çdo shqiptari që i bie në kokë Edi Ramës.
Kur mund të presim një rikthim normal të seancave parlamentare?
Do të jetë në momentin që parlamenti do t’i kthehet Kushtetutës. Mos harroni që data 18 dhjetor ka shënuar shkeljen e Kushtetutës, nxjerrjen nga shtrati Kushtetues të parlamentit shqiptar. Ka shënuar një dhunim të të gjithë jetës politike shqiptare, e cila tregoi që rilindja nuk përfaqëson gjë tjetër vetëm një grusht kriminelësh të cilët janë sot të plotfuqishmit në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

