Kryemadhi: PS nuk ka kandidatë më të fortë se Veliaj. Ndryshe nga Rama ai s’përfshihet me kriminelë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot për zgjedhjet vendore dhe për kandidaturën për Tiranën. Në emisionin “Zonë e Lirë” Monika Kryemadhi u shpreh se Erion Veliaj ka punuar, edhe pse mund të kishte bërë me shumë sesa kaq.

Lidhur me rikandidimin e tij nga Edi Rama në Tiranë, Kryemadhi tha se Edi Rama mund të mos e kandidojë, pasi i druhet forcimit të pozitës së Veliaj në Partinë Socialiste.

“Edi Ramës i intereson pëlqyeshmëria që ka Erion Veliaj te publiku. Tani të themi të vërtetën, s’mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë. Veliaj, me këta kriminelët, nuk përfshihet”, tha Kryemadhi gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi shtoi se “PS nuk ka kandidatë më të fortë se Veliaj” dhe shtoi se për socialistët Veliaj është i pëlqyeshëm sesa Edi Rama. Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se opozita po punon për të gjetur një kandidaturë të fortë për t’u përballur me kryebashkiakun aktual.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga intervista

Arian Çani: … Unë e kam thënë dhe herë të tjera duket sikur e keni mirë me Erjon Veliajn. Si ka mundësi s’keni asnjë akuzë për atë?

Monika Kryemadhi: Jo, akuza unë kam për atë. Kush tha që s’kam? Një nga kritikat e mia për të është përfshirja e Veliajt në ligjin për Teatrin Kombëtar. Erjon Veliaj nuk është përgjegjës, por ai detyrohet nga Edi Ram. Edhe për Unazën e Re Veliaj nuk është autori, sepse nuk është Erion Veliaj pronari i rrugës që po bëhet atje, por ai detyrohet nga Edi Rama, sepse Edi Rama është shumë i shqetësuar për reputacionin e lartë, pëlqyeshmërinë dhe popullaritetin që ka Erion Veliaj. Tani, të themi të vërtetën, pavarësisht se çfarë mund të jetë Erion Valiaj dhe çfarë përfaqëson ai, ti nuk mund të thuash që s’ka punuar Erion Veliaj. Sigurisht që unë mendoj se mund të bënte shumë më shumë. Problemi qëndron …

Arian Çani: Po Rama nuk krenohet me atë?

Monika Kryemadhi: Jo, Rama nuk krenohet me atë sepse Rama nuk mund të lejojë që të ketë një njeri që punon më shumë se ai. Erion Veliaj, në marrëdhënie me opinionin publik ka një ndryshim shumë më të madh. Erion Veliaj me llumin dhe me këta drogaxhinjtë nuk përfshihet, ndërsa Edi Rama duke qenë frikacak dhe njeri që jeton me makthe është i dorëzuar para këtyre gjërave.

Arian Çani: The që Veliaj ka punuar?

Monika Kryemadhi: Ca punë nuk mund t’ja mohojmë.

Arian Çani: Monika Kryemadhi a je e bindur përfundimisht se për të rrëzuar Ramën, LSI duhet të bëjë koalicion, jo me Bashën por me Erjon Velinë”.

Monika Kryemadhi: Jo, mendoj se LSI do jetë në një front opozitar kundër Ramës.

Arian Çani: A e kandidon Rama Erion Velinë?

Monika Kryemadhi: Unë them që nuk e kandidon, pavarësisht se nuk ka kandidat më të mirë sesa Veliaj. Unë them se nëse Veliaj do të kandidonte përsëri për bashkinë e Tiranës nga Partia Socialiste, shanset e Velisë për të drejtuar Partinë Socialiste do të jenë shumë më të mëdha, sepse edhe vet PS është shumë e frustruar dhe e shqetësuar për implementimin e sektit të Rilindjes brenda saj dhe ata kërkojnë një individ i cili do ta pastronte nga krimi i organizuar.

Arian Çani: Ju do ta mbështesnit apo jo?

Monika Kryemadhi: Unë kam shtëpinë time, çfarë pune kam unë te shtëpia e tjetrit.

Arian Çani: Megjithatë nuk jeni kundër?

Monika Kryemadhi: Unë nuk e luftoj Erion Velinë apo Edi Ramën sepse më prishin punë mua personalisht. … Ne si Front Opozitar jemi në një angazhim shumë të fortë për të gjetur një kandidat të fortë përballë Erion Veliaj, sepse mendojmë që ky mund të jetë kandidati më i fortë që ka sot Rilindja për ta pasur për kryetar bashkie. Ne kemi disa kandidatura shumë të mira…

Marrë me shkurtime nga “Zonë e Lirë” në televizionin “Klan”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?