Kryemadhi: Rama ka hyrë në gjak me rininë. Dhunoi vajzat që protestonin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për mediat për të denoncuar dhunën e policisë ndaj deputeteve dhe aktivisteve të LSI-së.
Kryetarja e LSI tha se Policia e Shtetit e urdhëruar nga Edi Rama ka arrestuar dhe dhunuar 8 aktiviste të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ajo tha se Policia e Rinasit ka tejkaluar kompetencat duke dhunuar dhe fyer vajzat e LRI-së.
“Ato u arrestuan vetëm sepse nxorën një parrullë kundër Edi Ramës kur ai ikte te pinte kafe ne Bruksel. Falenderoj Fatmir Xhafën që ndërhyri në kohë, por i kërkoj që të hetoj shefin e Policisë së Rinasit për dhunën dhe fyerjen ndaj vajzave”,- tha Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së e cilësoi edhe me shqetësuese dhunën që është ushtruar nga Policia ndaj deputetëve të LSI. Ajo përmendi deputeten Floida Kërpaçi, e cila u dhunua dhe gjakos nga policia. Kryemadhi u shpreh se Edi Rama do të pendohet për dhunën dhe fyerjet që i ka bërë sot rinisë shqiptare.
“Gjaku i Floida Kërpaçit nuk do të lahet ndaj ajo bluzë derisa Edi Rama të mbaj përgjegjësi. Sot Edi Rama ka hyrë në gjak me Rininë Shqiptare dhe të rinjtë nuk do t’a lënë asnjë ditë të qetë, kudo që të jetë”,- deklaroi Monika Kryemadhi.
VIDEO/DEKLARATA E PLOTË E KRYEMADHIT
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1471256999653704/
KOHA JONË SONDAZH

