Kryemadhi: Rama kaloi çdo limit. Socialistët e ndershëm të reagojnë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat drejtues të LSI në Tiranë, ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi tha se Rama është kthyer në një armik të shqiptarëve dhe populliot të tij.

Kryemadhi tha se Rama i urren shqiptarët më shumë se lojërat e fatit pasi banorëve u dha vetëm 7 ditë kohë të dalin nga banesat, ndryshe nga lojërat e fatit që u dha mbi 2 vite kohë. “Nëse Edi Rama nuk është shqiptar le t’i ndajë qytetarët e tij në shpellarë dhe qytetarë, ne nga Saranda apo nga Kukësi, si rom apo minoritar, për ne janë të gjithë njëlloj. Ky njeri nuk mund të intimidojë njerëzit, dhe t’u thotë atyre edhe 7 ditë kohë keni. Lojërave të fatit u dha 2 vjet e gjysëm kohë. Edhe Hitleri u lente kohë hebrenjve kur u vendoste kryqin, ky as ajrin nuk do t’u lerë shqiptarëve. I bëj thirrje socialistëve që kanë mbetur si Musa Ulqini, besnik Bare, të shkojnë të pinë një kafe të zezë me ata banorë, dhe t’u thonë ne nuk jemi dakort me këtë turp të Edi Ramës por nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Nëse nuk e bëjnë më vjen shumë keq”, u shpreh Kryemadhi.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka cilësuar Ramën si “armik të popullit”. “Kryemadhi tha kemi përpara qeverinë, kryeministrin. Unë them kemi para një armik të popullit. Një njeri që dhunon popullin e tij është armik i popullit. Ai që vjedh popullin e tij është armik i popullit.  Kemi përballë një armik, dhe ata që kanë një moshë të caktuar duhet ta bëjnë për nipërit e mbesat, ata që janë në moshë të re ta bëjnë për të ardhmen e tyre, ta çlirojmë Shqipërinë nga armiku”, deklaroi Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?