Kryemadhi: Rama, një kopje e shëmtuar e krimit
Në një kohë kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi zyrtarisht mbylljen e seancës plenare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është lidhur live nga “Facebook”-u i saj, ku të pranishëm në Kuvend janë vetëm deputetët e opozitës.
Fjala e plotë e Kryemadhit
Jam live nga Parlamenti, e në fakt kjo sallë është bërë shumë qësharake. Ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama, i cili është një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar, e sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së krimit dhe mungesës së identitetit kombëtar”, shprehet Kryemadhi.
Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin shqiptar.
Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëve
#Live nga Parlamenti! Ngjyra e kostumit fiks si bluza e Olsit te makina e kuqe e Gent Xhixhës”, shkruan Kryemadhi përbri videos.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1641747949271274/
KOHA JONË SONDAZH

