FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Rama të mësojë makinën njëherë, se s’ka as patentë

Gjatë takimeve të zhvilluara me mbështetësit e PS në mbarë vendin, kryeministri Rama ka përdorur shprehjen se “nuk mund t’i jepet makinës me dikë në prehër”.

Me këtë shprehje, kryeministri ka dashur të thotë se e do timonin ta drejtojë vetë, dhe jo me dikë tjetër, duke iu referuar bashkëqeverisjes me LSI.

Por përgjigjën për këtë ia ka dhënë sot, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga studio e “News24”. Kryemadhi tha se kryeministri Rama ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, deputetja e LSI është ndalur edhe tek e njëjta batutë e përdorur nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për “timonin e qeverisë”, duke i kthyer edhe atij përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo figura letrare me timonin nuk më pëlqen, është bërë bajate. Rama ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, s’ka patentë. Le të mësojë si drejtohet makina njëherë e ta shohë sesa e vështirë apo e lehtë është. E dëgjova edhe Tahirin që e bëri një batutë të tillë në një takim. Por Tahiri nuk ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, por me pronësinë e makinës. Makina në pronësi të tij është përdorur nga disa trafikantë”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?