Kryemadhi: Rama trimërohet me kukullat e tij dhe ushtarët e vet, por ka frikë nga realiteti
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama. Në përfundim të seancës plenare, e cila u zhvillua nën tension dhe brohorimat e deputetëve të PD, kryetarja e LSI ka folur për mediat.
Duke u etiketuar si frikacak kryeministri Rama, Kryemadhi thotë se ai ka frikë të përballet me realitetin dhe reagimin qytetar dhe atë të deputetëve opozitarë.
“Ju e patë frikacakun që iku. Ka frikë të përballet me mediat, me deputetët, me realitet. Ky është një trim që trimërohet me kukullat e tij dhe ushtarët e vet. Por ka frikë të përballet me të vërtetën që shikojnë sot shqiptarët. Protesta e qytetarëve tregoni se ai duhet të ikë për të shpëtuar veten e tij dhe shqiptarët”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

