Kryemadhi takim me të rinjtë e LRI: E rrezikshme! Maturantët duan të ikin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me strukturat e LRI-së. Kryemadhi bëri me dije se në vend ka rënë një sëmundje që është mungesa e besimit. Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, e për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga Shqipëria. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës. Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI gjithashtu preku çështjen e “Unazës së re”, për të cilën tha se arroganca e Ramës po bën një vjedhje të jashtëzakonshme duke i shembur shtëpitë e ndërtuar me djersë nga shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngjarja e Unazës së Re është një ngjarje që ju e keni ndjekur sot, prej më shumë se një muaji banorët dalin në protestë. Ne nuk jemi kundër rrugës e kundër zhvillimit, por ama jemi kundër arrogancës së shtetit që shkel me këmbë qytetarët. Jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se keni harruar dhe TVSH-në. Vjedhje e jashtëzakonshme me litarin në fyt ndaj qytetarëve. Vidhen dhe pronat, e djersës dhe mundit të banorëve. Rama një lider i keq që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve, shkatërroi arsimin, e mbolli Shqipërinë me drogë. Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi i injoron ata. Ai nuk shikon arsimin, përkundrazi,” tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?