Kryemadhi takon delegacionin kinez: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së një delegacion të Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm midis LSI-së dhe Partisë Komuniste të Kinës. Në kontekstin e këtyre marrëdhënieve midis dy vende. Kryemadhi shprehu dëshirën për të realizuar projekte të rëndësishme nga Platforma e Bashkëpunimit 16+1. Kryetarja e LSI vlerësoi nevojën e konkretizimit të realizimit në Shqipëri të Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kuadër të kësaj nisme.

Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Shen Beili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve dhe midis dy partive dhe u shpreh se vlerëson rolin e LSI-së për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Ajo gjithashtu ftoi Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj Kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili si dhe deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Klajda Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?