Kryemadhi u kërkon ndjesë shqiptarëve: Na falni që heshtëm kur Rama mbushte Shqipërinë me drogë

Që në fjalën e saj të parë si kryetarja e re e LSI,së, Monika Kryemadhi i ka filluar me një “mea colpa” për pjesmarrjen 4 vjeçare në koalicion me Rilindjen.

“Unë kërkoj falje se nuk folëm qartëpër plantacionet e drogës. Unë kërkoj falje që nuk e ngritëm zërin sa duhet për koncesionet, për të cilat mund të kishim bllokuar edhe parlamentin. Unë kërkoj falje për mosdenoncimin sa duhet të oligarkëve që Rama i përdori për t’i mbyllur gojën çdo medieje”,- tha Kryemadhi.

Në mes subjekteve që duhet të kërkonte ndjesë Kryemadhi ka renditur edhe reformën në arsim, masat selective poër mbledhjen e të ardhuarave për energjinë ndërkohë që ajo ka përmendur si suksese të LSI-së pengimin e importit të plehrave dhe planit të Ramës për të kapur drejtësinë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?