FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi votuesve të LSI-së: Jeni heronj, u përballët me një strategji terrori dhe kërcënime kriminale

Kur kanë mbetur më pak se 3 përqind e votave për t’u numëruar ka ardhur reagimi i parë publik i nënkryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit.

Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë votuesit e LSI-së, shprehet se ata të dielën iu desh të përballen me një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara, siç thotë ajo, nga Policia e Shtetit.

Reagimi i plotë i Kryemadhit

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! ❤️?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?