Kryeministrat e Ballkanit takohen sot në Durrës

Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që do të zhvillohet sot në Durrës mes komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare dhe do të nisë në orën 09:40. Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp. Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Swiss Digital Desktop Reklama

PROGRAMI I TAKIMIT

Swiss Digital Mobile Reklama

09:40-Ardhja e delegacioneve

09:50 -FOTO Familjare

10:00 -Fillimi i sesionit të Samitit

12:15-Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?