Kryeministrat e Ballkanit zbarkojnë në Durrës

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të zbarkojnë ditën e shtunë, më 26 gusht, në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë një takim joformal. Në fokus të këtij takimi do jetë procesi i integrimit të rajonit në familjen evropiane.

Të pranishëm mësohet të jenë edhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, si dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.

Deri më tani pjesëmarrja është konfirmuar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim do të mbahen edhe disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?