Kryeministri e lë jashtë kabinetit, Lu falenderon Kodhelin
Ambasadori amerikan, Donald Lu i ka dërguar një letër falenderimi ministres së Mbrojtjes në largim, Mimi Kodheli, e cila u la jashtë kabinetit qeveritar “Rama 2”.
Në letër thuhet se: “Në emër të kolegëve në Uashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, më lejoni t’ju përgëzoj për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin tuaj, ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Europë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën”, thuhet në letrën e ambasadorit amerikan.
“Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA”, thuhet më tej në mesazhin falenderues.
Letra e plotë e ambasadorit amerikan z. Donald Lu drejtuar ministres Kodheli:
E nderuara ministre Kodheli,
Në emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë në NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.
Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.
Sinqerisht,
Donald Lu
KOHA JONË SONDAZH

