FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Edi Rama pritet nga Kryeministri i Suedisë

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.Kryeministri Rama e falenderoi Kryeministrin Lövfen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë, sidomos sa i takon edhe procesit të integrimit europian. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona u cilësuan të shkëlqyera dhe Kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra.Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?