FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri grek: Nuk ekziston çështja çame

Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive. Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare”, tha kryeministri grek.

Kryeministri grek foli edhe për çame, duke thënë se ajo nuk ekziston. “Gjithashtu disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?