FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Kosovës: Kosova pa diskutim do votonte si Presidenti Trump

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, për të votuar kundër Amerikës dhe njohjes së Jeruzalemit nga Donald Trump, por nga ana tjetër deklaroi se vota e Kosovës do të ishte në një linjë me SHBA-të, nëse shteti i tij do të ishte anëtar i OKB.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër. Si për ta bërë më të fortë reagimin e tij ai evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Reagimi i Haradinajt vjen menjeherë pas atij të presidentit Thaçi që gjithashtu kishte deklaruar një votë hipotetike pro Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?