Kryeministri kosovar vjen nesër në Vlorë

Kryeministri Haradinaj vjen pikërisht në Vlorë në qytetin e Flamurit të Pavarësisë. Vizita vetëm te Momumenti i Pavarësisë është simbolikë e fortë anti Thaçi, pasi kushdo e kupton se ai me këtë vizitë të paplanifikuar në Vlorë tregon se asnjë pëllëmbë tokë nuk jepet pa “lejen” e Flamurit në Vlorës.

Në një kohë që në Kosovë është ndezur një debat i madh dhe i ashpër për sa i përket idesë për një ndërrim kufijsh me Serbinë, kryeministri Kosovar, Ramush Haradinaj do të vizitojë ditën e nesërme  bashkinë e Vlorës ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Por ajo që vihet re është fakti se në axhendë nuk është përcaktuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndoshta mes dy kryeministrave shqiptarë mund të ketë një takim informal por kjo gjë nuk bëhet e ditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati. Herën e parë ishte në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër takimet formale me kryeministrin Edi Rama nuk kanë munguar as në Kosovë. Nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite do të ketë konsulta të Haradinajt me krerët shqiptarë për çështjen e kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

AXHENDA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër, e mërkurë, më 08.08.2018, viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:

ORA: 11:00 – 11:30- Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

ORA: 11:50 – 12:00- Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?