Kryeministri Rama konferencë për mediat nga Uashingtoni, jep detaje nga takimi me Antony Blinken

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët nga Uashingtoni.

Në fjalën e tij Rama ka dhënë detaje nga takimi me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Me Sekretarin e Shtetit kemi prekur të gjitha temat e paracaktuara për t’u diskutuar, që janë të gjitha temat e bashkëpunimit tonë me SHBA. Sa i përket nivelit, mendoj që ne kemi ditur në këto vite të ndërtojmë mbi bazën e mëparshme dhe ta çojmë politikën e jashtme në një nivel tjetër. Kjo është merita e të gjithë atyre, që bashkë me mua, kanë kontribuar në këtë përpjekje. Në arenën ndërkombëtare, Shqipëria është vendosur në nivel krejt tjetër.
Shpallja “non grata” e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës, nuk ka diskutim. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre, meritën e tij, për të gjitha ato, për të cilat ata e kanë shpallur “non grata”. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë faktikisht të akuzosh SHBA se janë shtet pa dinjitet, pa seriozitet, pa integritet, dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është absolutisht diçka jashtë realitetit. Këto janë vendime që merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do të loboheshin e influencoheshin kaq kollaj, do të ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasurira marramendëse. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më keq është për ata që besojnë marrëzi të tilla”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?