Kryeministri Rama me çitjane në ceremoninë zyrtare
Kreu i qeverisë Edi Rama shquhet për veshjet e tij jashtë protokollit zyrtar. E ka treguar pasionin për modën dhe dëshirën për të tërhequr vëmendjen kur shkoi në takimin e kryeministrave të BE me atlete, apo Paris kur vendosi lapsa në vend të shamisë në cepin e xhaketës.
Manisë për të rënë në sy, kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar as ceremoninë më serioze të shtetit shqiptar, homazhet në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë në Vlorë.
Kreu i qeverisë është paraqitur në këtë aktivitet me një veshje të çuditshme. Veç palltos me kapuç dhe prerje jo shumë zyrtare, në sy bien pantallonat e kreut të qeverisë, të cilat mund të quhen çitjane, brenevek ose tuta, por jo veshje serioze si pjesë e kostumit zyrtar.
Ceremonia protokollare në këto homazhe me Gardën e Republikës dhe gjithë elementët e një solemniteti nënkupton vlerësimin për etërit e kombit që u mblodhën 106 vjet më parë në Vlorë nga gjithë trojet shqiptare për të shpallur pavarësinë.

KOHA JONË SONDAZH

