Kryeministri Rama për VOA: Nëse dalin emra ministrash te inceneratorët, do të mbajnë përgjegjsi personale!

Kryeministri Rama pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Blinken në Uashington ka dhënë intervistë për “Zëri i Amerikës” (VOA).

Rama u shpreh se korrupsioni është një sfidë për Shqipërinë. Ai i ka konsideruar raportet ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit, si llafe të dala nga moda.

“Po të bëjmë një krahasim me disa vite më parë as nuk ka të krahasuar. Lufta ndaj korrupsionit është krijim sistemesh që garantojnë të gjitha proceset e zbatimit të vendimmarrjes në kohën e duhur por kjo kërkon kohën e vet”- theksoi kryeministri Rama.

Ndërkohë pyetjes insistuese të gazetarit të VOA se “Shqipëria ka bërë pak përparime në luftën ndaj korrupsionit. Pse është kaq e vështirë?”, kryeministri iu përgjigj duke thënë që “Unë kam mësuar me eksperiencën të mos i marrë të mirëqenë këto indekse. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda”-sqaroi kryeministri.

Kur u pyet prapë se komisioni hetimor parlamentar po nxjerr emra ministrash te dosja e inceneratorëve, kryeministri tha shkurt: Nëse dalin emra ministrash te inceneratorët, do të mbajnë përgjegjsi personale!

SHKARKO APP