Kryeministri Rama shkon si guerilas te hoteli i deputetit të LSI, Çela

Kryeministri Edi Rama që qëndroi për dy ditë në Velipojë, atje ku mblodhi ministrat e rinj në një takim informal, nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela.

Rama i ka telefonuar dje Çelës, ndërsa sot ka bërë një vizitë në kompleksin e këtij të fundit në Velipojë.

I veshur sportiv, kryeministri i vendit është parë bashkë me deputetin e LSI-së teksa inspektonte kompleksin e tij, e më pas thuhet të kenë biseduar kokë më kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?