FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministria: Nuk shkarkojmë Bordet e universiteteve pa takuar kryeministrin!

Një lajm i publikuar nga Abc news i pasqyruar dhe nga gazeta Express raportoi se kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë të gjithë anëtarët e qeverisë në bordet e administrimit të studentëve, një fakt të cilin e ka paralajmëruar dhe vetë kreu i qeverisë ditën e hënë, në monologun e tij të gjatë për studentët.

Por sipas një reagimi të kryeministrisë, një lajm i tillë është i pavërtetë, pasi Edi Rama është në pritje të hapjes së dialogut, e më tutje do të bëjë hapat konkretë.

Reagimi i Kryeministrisë:

Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?