Kryeministrja serbe në Tiranë: S’besoj që Serbia do njohë Kosovën (VIDEO)

Edhe pse në proçes dialogu me një kryeministre të re, Ana Brnabić, kryeministrja e Serbisë nuk beson se Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e Kosovës.
Në një intervistë për Ora News, Brnabić tha se vendet duhet të përqëndrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ana Brnabić: Unë besoj që dialogu do të vazhdojë, Serbia është aty, unë jam këtu për të vazhduar këtë proces. Le të shohim nëse mund të bëjmë cilësinë e jetës së qytetarëve sa më të mirë që të jetë e mundur. Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë.
Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yQnXS855HNU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?