“Kryengritje në PD”, Pollo: Humbjen në këto përmasa nuk e kisha imagjinuar, duhet analizë

Prej disa ditësh në selinë qendrore të PD nuk ka qetësi. Kreu i partisë po sulmohet pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Anëtarë të PD-së, pjesë apo jo e listave të qershorit, kanë kërkuar largimin e kreut të PD-së nga kreu i partisë, dhe zgjedhjen e tyre në krye të kësaj force politike.

Deputeti demokrat Genc Pollo, një prej emrave që ka kandiduar më parë për kreun e PD-së, ka komentuar situatën në selinë blu.

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, deputeti demokrat thotë se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim”, u shpreh Pollo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës.

Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?