Kryeparlamentari Ruçi sqaron dy votat e PD në votimin e Kryeprokurores Marku
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka sqaruar sot votat që janë dhënë për Prokurorën e Përkoshmë të Përgjithshme si dhe tre deputetë të mazhorancës të cilët nuk mundën të votonin. Ai sqaroi se dy deputetët që iu mor karta ishin Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj. Po ashtu Ruçi tha se këta deputetë përdorën kartat e kolegëve të djathtë, dhe kjo tha ai është bërë e ditur nga vetë deputetet me një shkresë dërguar Kuventit.
Ruçi: Në Parlament të gatshëm ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim. Pra nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse? Nuk kishin mese të votonin, sepse iu ishte marrë karta. Në media është deklaruar se kandidatja për prokuror të përkohshëm ishte suport i dy deputetëve, Felaj dhe Manja. E dini që këtë dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidatë.
A është normale kjo që dy deputetë që ishin firmëtarë nuk patën mundësinë të votonin. Pra ishin tre deputetë që nuk votuan, nga ana tjetër ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahur të djathtë. Këta nuk janë anonimë, janë konkretë dhe këtë e kanë deklaruar jo vetëm në rrugë informale por kanë depozituar në sekretarin e Kuvendit një deklaratë me shkrim që kemi përdorur këtë kartë për arsyen se mu privua e drejta e ushtrimit të kësaj të drejtë nëpërmjet kartës time elektornike. Pra për mua i gjithë votimi është normal dhe brenda standardeve.
KOHA JONË SONDAZH

