Kryeprokurori, Bylykbashi: Rama me 36 vota, po kërkon imunitet nga ndjekja penale
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komenton nismën e socialistëve për të votuar të hënën kryeprokuorin e ri të përkohshëm, i cili është paralajëmruar se do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend.
Sipas ish-nënkryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, përmes një votimi të tillë, duke nxituar të largojë Adriatik Llallën nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Edi Rama po kërkon imunitet nga ndjekja penale ndaj tij.
Reagimi i Oerd Bylykbashit
Rama, me 36 vota, po kerkon imunitet nga ndjekja penale
Reforma ne drejtesi behet per te siguruar pavaresine e sistemit te drejtsise sepse ishte i kapur nga politika. Kete ju tha Rama dhe “te tjeret” gjithe keto vite dhe shume e besuan. Por ne fund, gjysma e zyrtareve qe do te qeverisin drejtesine sipas reformes, zgjidhen nga Parlamenti, pra nga politika
Nje Prokuror i Pergjithshem qe na u emeronte nga Parlament me propozim te Presidentir na ishte i kapur politikisht. Ndaj dhe Kushtetuta pas reformes ne drejtesi ia dha te drejten e propozimit vetem Keshillit te Larte te Prokurorise (KLP) dhe Parlamenti duhet te votoje me 3/5, ose 84 vota. Kjo vetem e vetem qe parlamenti, pra politika, te mos caktoje Prokurorin e Pergjithshem.
Pasi pa ligj dhe me nje memo sajuan proceduren dhe caktuan qe Rama e miraton me vetem 36 vota Prokurorin e Pergjithshem, tani kane sajuar nje sharlatanizem te ri.
Propozimet e kandidateve per votim ne parlament na i bekan 28 deputete! Pra deputetet e Kryeministrit Rama do te seleksionojne edhe emrin qe i pelqen Rames. Jo me thjesht kapje politike, por ky eshte nje puc kushtetues i frikshem.
Dhe mos humbni fillin: Ky prokurori i pergjithshem i perkohshem do kete pushtetin e pezullimit te dosjes jeshile Habilaj/Tahiri. Ai do te pregatise dosjet fillestare te vetingut per prokuroret qe rrezikojne me hetim Ramen. Kjo tregon qarte qe pas gjithe kesaj maskarade parlamentare eshte halli i Rames me shume sesa i Tahirit. Ky prokuror eshte IMUNITETI DE FACTO nga ndjekja penale qe po kerkon Rama.
P.s.: Shihni fotot: 28 deputet bejne propozim VETEM kur Kushtetuta NUK parashikon ndryshe (neni 111 i Rregullores se Kuvendit). Ne fakt, propozimin sipas Kushtetutes e ben vetem KLP (neni 148/a i Kushtetutes) qe Rama e mbajti te bllokuar.

KOHA JONË SONDAZH

