Kryeprokurori, Vasili: Plaçkë tregu e Ramës, deputetët e tij…
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në një status mbi debatin e zgjedhjes të Kryeprokurorit të Përkohshëm, ka hedhur akuza se qeveria po e trajton këtë post si një plaçkë tregu. Vasili ka cituar fjalët e deputetëve të PS-së në Komisionin e Ligjeve.
”Manja i ligjeve thotë: Kam zgjedhur mes plaçkave, vetëm tre prej tyre për ti votuar menjëherë për prokuror të përkohshëm në parlament. Vasilika Hysi, nënkryetare e parlamentit thotë që çdo plaçkë prokuror duhet të mbledhë përpara 28 firma”,-shkruan më tej Petrit Vasili.
Duke e cilësuar procesin si një dhunë ndaj kushtetutes dhe ligjit, Vasili shton se Rama kërkon ”vdekjen e reformës në drejtësi dhe ringjallje e antishtetit dhe antiligjit”.
Statusi i plotë
Manja i ligjeve thotë: Kam zgjedhur mes plaçkave, vetëm tre prej tyre për ti votuar menjëherë për prokuror të përkohshëm në parlament.
Vasilika Hysi, nënkryetare e parlamentit thotë që çdo plaçkë prokuror duhet të mbledhë përpara 28 firma.
Njëri gozhdës, tjetri patkoit, boll ta rrëmbejnë, vetëm këtë hall kanë, pasi kushtetutën e shndërruan në rreckë.
Kryeministri peng i krimit dhe drogës, kërkon thjesht të rrëmbejë plaçkën prokuror, që të mbulojë inkriminimin e madh të tij dhe të qeverisë së tij. Çdo gjë si kjo është dhunë ndaj kushtetutes dhe ligjit, vdekje e reformës në drejtësi dhe ringjallje e antishtetit dhe antiligjit.
KOHA JONË SONDAZH

