Kryetari i “Demokracia e Re” uron Metën: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis uron Presidentin e Republikës, Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës. Në telegramin e tij të urimit, Kyriakos Mitsotakis vlerëson marrëdhëniet e mira mes Greqisë e Shqipërisë si edhe shprehet besimplotë në kontributin pozitiv të Presidentit Meta në qëndrueshmërinë e rajonit.

“Dëshiroj t’ju përgëzoj me rastin e marrjes së detyrës si Presidenti i Republikës së Shqipërisë! Jam i vetëdijshëm rreth përkushtimit tuaj ndaj perspektivës evropiane të vendit tuaj dhe mbetem besimplotë se në cilësinë e re, ju do të aderoni në këtë drejtim duke kontribuuar kështu në begatinë afatgjatë të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë.

Nga ana jonë, Demokracia e Re dhe unë personalisht mbështesim me konsekuencë integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në institucionet euro-atlantike. Në këtë kontekst ne i konsiderojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri si të një rëndësie shumë të madhe. Ju uroj një mandat presidencial të suksesshëm në interes të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe qëndrueshmërisë e mirëqenies së rajonit tonë!”, thekson në telegramin e urimit Mitsotakis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?