Kryetari i ri i PD/Ja pika që bashkon Selamin me Patozin

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, kritikoi sot hapur kreun aktual të PD, Lulzim Basha. Selami tha se data 22 korrik, kur pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD, nuk iu jep kohë kandidatëve të bëjnë një garë të drejtë.

Ai kërkoi shtyrjen e kësaj date në shtator, duke thënë ndër të tjera se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD dhe të marrë pjesë në garë si i barabartë me kandidatët e tjerë.

“Data 22 nuk na jep kohë të bëjmë një garë të drejtë. I sugjerova që në shtator të bëhet gara për zgjedhjen e kreut të ri. Nëse do isha në vendin e Bashës do jepja dorëheqjen. Unë do vazhdoj garën edhe pse Basha nuk jep dorëheqjen. Unë kam kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve brenda PD”, tha Selami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Astrit Patozi ka shpallur kandidaturën e tij, por nuk e ka zyrtarizuar, pasi i ka vënë Bashës disa kushte, për t’u bërë pjesë e garës. Njëri prej kushteve të Patozit ishte edhe koha e mjaftueshme për debat, analizë dhe reflektim, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët./CityNews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?