Kryetari i ri Klement Zguri mbledh KQZ-në, mungon Biba

Kryetari i ri i KQZ-së, Klement Zguri, ka mbledhur sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për herë të parë për të shqyrtuar disa projektvendime lidhur me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, por edhe për verifikimin e prokurorisë mbi deputetin Tom Doshi. Në takim nuk merrte pjesë ish-kryetari Denar Biba.

Projekt vendimet që u shqyrtuan sot ishin:

1. Për miratimin e disa afateve proçeduriale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Për lirimin kryesisht nga detyra të sekretares të KZAZ-së nr.3 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z.Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet ëëë.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?