Kryetarja e LSI-së uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar nga Elbasani besimtarët myslimanë për festën e Kurban-Bajramit

Urimi i kryetares së LSI-së, znj.Monika Kryemadhi nga Elbasani për festën e Kurban-Bajramit:

“Ju urojmë të gjithë shqiptarëve në këtë festë të Kurban Bajramit mbarësi, begati , lumturi, paqe, fat në familjet e tyre. Zoti u plotësoftë dëshirat dhe I shoqëroftë në rrugën e jetës së tyre, në një rrugë e cila çdo ditë e më shumë do të jetë edhe e vështirë, por edhe e bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje njëri-tjetrit, sepse kështu edhe Zoti do ta dojë edhe më shumë Shqipërinë, por edhe ne do ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzuar edhe ju gazetarëve, që në këtë ditë feste keni dalë në punë dhe i shërbeni qoftë politikës, qoftë qytetarëve me informacione”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?