“Kthimi i vizave”, Rama: Asnjë problem me Holandën, kriminelët nuk kanë atdhe

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp pas takimit formal të zhvilluar në qytetin e Durrësit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me raportin që policia holandeze po diskutohet në Parlamentin e Holandës mbi rritjen e kriminalitetit në ketë vend nga shtetasit shqiptare të cilët do të kërkonin rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Holandën.

“Kriminelët nuk kanë atdhe, janë njerëz që bëjnë krime dhe do paguajnë për veprimet e tyre dhe nuk i ndajmë nëse janë grekë, italianë apo shqiptarë. Prandaj dua të them se secili shtet të bëjë punë dhe të mos na shqetësojë” tha Rama.

Kryeministri shtoi se përpjekja e Shqipërisë në bashkëpunim me BE për zvogëlimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE janë duke dhënë sukses, ndërsa shtoi se refuzon ta pranojë shënjestrimin e veprimtarisë kriminale të disa shqiptarëve si në një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e qartë që nuk ka shqiptarë azilkërkues, nuk ka shqiptarë të një pune apo të një jetë më të mirë, kur shqiptarët nuk e kanë lirinë për të lëvizur. Unë refuzoj ta pranoi shënjestrimin e shqiptarëve, azilkërkues apo ata që kryejnë krime si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët duhet të përgjigjen para ligjin, por nuk ka flamur e kombësi dhe thjesht duhet të përgjigjen para ligjit dhe nuk mund të tregohet me gisht si krim shqiptar ballkanik. Ajo që na takon është që të përshpejtojmë procesin e integrimit dhe të kemi sa më shumë akses në tregun e punës. Ndamë idenë se në luftën ndaj kanabisit po bëhet një punë fantastike. Sot jemi me rezultate të monitorimit ndërkombëtar që tregojnë se zotimi është duke u përmbushur dhe në fund të këtij sezoni mbjelljesh, korrjesh dhe goditjesh, Shqipëria do të dalë përfundimisht nga harta e vendeve problematike të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, tha Rama në fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për një angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale, për të cilën liderët u dakordësuan 6 javë më parë në samitin e Triestes, për rezultatet e deritanishme të procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal.

Prioritetet për Ballkanin Perëndimor komisioneri Johhanes Hahn nxitoi t’i përshkruajë edhe përmes një statusi në Twitter, shoqëruar me foton familjare të këtij takimi. Politika lokale është çelësi i suksesit të bashkëpunimit rajonal, integrimi ekonomik rajonal nuk është një alternativë për hyrjen në BE, por është një plotësues i dobishëm. Sipas Hahn, tani prioritet kyç është ndërtimi i një zone ekonomike rajonale, për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?