Kujt ja lë “stafetën” Rama në PS? Ja çfarë thotë kryeministri

I ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, pyetjet me spec nuk munguan për kryeministrin Edi Rama. Ermali e pyeti se kush do të dëshironte që të vihej kryetar i Partisë Socialiste pasi të largohet ai.

Nga ana e tij Mamaqi e “provokoi” ku u shpreh se, “e dimë që ke dy të preferuar, Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin, por kë do më shumë nga këta të dy”. Pas disa sekondash heshtje, kryemiistri i përgjigjet, “më shumë dua Gramoz Ruçin”.

Referuar pyetjes së bërë nga Ermali, dhe nga përgjigja nënkuptohet se kryeministri do që pas largimit të tij nga drejtimi i PS-së, të ishte Gramoz Ruçi në vend të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?