Kuksianët paralajmërim për Ramën: Mos gabo dy herë

Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga këshilltarët bashkiak të PD-së në Kukës, Has dhe Tropojë, i kërkojnë kryeministrit Rama të anulojë taksën e rrugës për Qarkun e Kukësit.

“Z. Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku ne thelb kane diskriminimin krahinor, nuk i sherbejne integrimit europian perkundrazi jane shembull i qarte se kjo qeveri e PPP-ve eshte ne sherbim te konçensioneve dhe jo te qytetareve”, thuhet në kërkesën e tyre

 Letra për Edi Ramën: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Kryeminister mos i provoko kuksianet me lajme te kazanit tend mediatik,se se shpejti do te filloje taksa ne Rrugen e Kombit, por kthe pergjigje peticionit te firmosur nga 49 keshilltaret e Bashkive Kukes, Has e Tropoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama , ata keshilltare te djathte e te majte se bashku me zgjedhesit e tyre jane te vendosur qe te mos tolerojne ne kerkesen e tyre.
Rama, ju po mbani peng te frikes suaj edhe drejtesine ndaj 4 kuksianeve qe mbahen padrejtesisht ne burg. Ata jane te pafajshem dhe si te tille duhet te jene te lire.
Rama, lajme dhe veprime te tilla, ku ne thelb kane diskriminimin krahinor, nuk i sherbejne integrimit europian perkundrazi jane shembull i qarte se kjo qeveri e PPP-ve eshte ne sherbim te konçensioneve dhe jo te qytetareve.
Rama , mos gabo per se dyti me kuksianet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?