Kur filloi pluralizmi, gjykata e lartë kishte organizatë partie!

Nga Afrim Krasniqi-
Retrospektivë e tranzicionit: Në shkurt 1991, rreth dy muaj nga jetësimi ligjor i pluralizmit politik dhe vendosjes zyrtare të sistemit të ri, në Gjykatën e Lartë, autoritetin kryesor të drejtësisë në Shqipëri, mblidhet organizata bazë e Partisë. Pjesë të saj janë emra të njohur, përfshirë disa anëtarë të Gjykatës. Objekti i mbledhjes, – analiza e situatës politike, nevoja për angazhim më të madh kundër partive të reja të opozitës dhe mobilizimi në funksion të propagandimit të programit elektoral të Partisë së Punës, subjekt zgjedhor për votimet e 31 marsit! Në procesverbal ka shqetësim për kritikat që i bëhen ish diktatorit dhe shprehet besnikëri e lartë politike! Letra i shkon shefave të lartë të PPSH dhe ata bëjnë shënime miratuese!
Mund të ishte tekst i kuptueshëm për një organizatë partie në shkurt 1991 në ndonjë qytet/zonë elektorale militante, por në Gjykatën e Lartë, në hierarkinë e lartë të pushtetit në Tiranë dhe me drejtues sekretaren e organizatës, e cila zyrtarisht ishte zv/kryetare e Gjykatës së Lartë dhe anëtare e Presidiumit të Kuvendit, – është akt që flet shumë për vazhdimësinë e sistemit në kushtet e pluralizmit. Opozita nga ana tjetër kërkonte depolitizim ose paradoksalisht, të drejtë të krijojë edhe ajo seksionet e veta edhe në Gjykatën e Lartë!! Të dhëna dokumentare sa absurde, aq edhe domethënëse për konceptin tonë minimal mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Kështu nisi.

SHKARKO APP