FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurban Bajrami, Basha: Ditë përkushtimi për një shoqëri më të drejtë

Një ditë përkushtimi dhe zotimi për një shoqëri më të drejtë e ka cilësuar festën e Kurban Bajramit kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mënyrë të veçantë, theksoi kryedemokrati, një ditë kujtese për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës.

Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, Basha tha se mendimet dhe lutjet e tij shkojnë për të pamundurit, të vobektit, të sëmurët dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Dua t’u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit.Është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin e më të pamundurve. Ndaj sot mendimet dhe lutjet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët. Lutjet dhe mendimet e mia janë për një shoqëri më solidare të zemrës së dhembshur, për një shoqëri me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, jo vetëm ditën e festave, tryezat e shqiptarëve të jenë plot, buzëqeshja të kthehet në fytyrat e fëmijëve dhe familjeve të pamundura. Kjo është dhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe kujtimi për përgjegjesitë e gjithësecilit në raport me një shoqëri më të drejtë dhe në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?