Kurti: Shpenzimet e Thaçit duhet t’i paguajë Serbia e jo Kosova

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se shpenzimet e Presidentit Hashim Thaçi duhet t’i paguajë qeveria serbe e jo ajo e Kosovës. Kjo për arsye se, sipas Kurtit, Thaçi është president për veten e vet dhe për Serbinë.

Kurti thotë se Presidenti Hashim Thaçi do që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës dhe në orientimet e saj gjeopolitike dhe historike.

Sipas liderit të VV’së, Thaci ka pasur hall fatin e vetvetes dhenuk sheh shpresë te sundimi i ligjit sipas modelit evropian por te autokracia ku politika është mbi ligjin sipas modelit rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vuçiqi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiqi, po luajnë me Thaçin si me top ping-pongu”, thotë Kurti në një intervistë për koha.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se udhëtimet me avion dhe qëndrimet nëpër hotele të Thaçit për bisedime me Vuçiqin, “do të duhej të paguheshin nga buxheti i Serbisë e jo nga buxheti i Kosovës”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë gjithashtu se nuk ka asnjë kusht që do ta pranonin Thaçin për kryenegociator në Bruksel, në bisedimet Kosovë-Serbi.

Thaçin e quan “seri të dështimeve” dhe thotë se “ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më lër të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?