Kush është Arta Marku, sipas deputetit të PS-së, Ndreu?!

Ne nje postim, hedhur para pak minutash ne rrjetin social Facebook, deputeti i Partise Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave te Partise Demokratike, e cila sipas Ndreut flet per kapje politike te prokurorise.

Ndreu shkruan se imoraliteti i Partise Demokratike s’ka kufi e nder te tjera ben nje prezantim te detajuar te kryprokurores se perkohshme, Arta Marku dhe te familjes se saj prej nga rrjedh edhe origjina.

Ja cfare shkruan ai ne Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Imoraliteti i PD s`ka kufi. Ndersa flet per kapje politike te prokurorise, harron te konfirmoje, megjithese e di mire se Arta Marku eshte bije e Ndrece Markut inxhinier nga Lezha, banues prej vitesh ne Fushe Arrez dhe mbesa e Prel Dedes, nje nga familjet me te persekutuara te Iballes se Pukes. Nena e saj Liza, eshte nje nder aktivistet me te spikatura te PD-se ne Fushe- Arrez. Rrjedh nga nje familje komplet me qasje e aktivitet te djathte. Gruaja e dajes se saj, Albina Deda ishte deputete e PD legjislaturen e kaluar. Ne kete parti nuk ka me skrupuj. Keta nuk njohin as robt e shpise se tyre para miopise politike, ku i ka zhytur Sali Berisha. PS kishte shume mundesi me gjete nje pinjoll apo pinjolle te majte, por kurrsesi s`e beri e as nuk e vuri si kriter duke treguar dinjitet. Megjithese me prejardhje te djathte, ajo rrjedh nga familjet me te nderuara te atyre zonave, pervec integritetit profesional, qe nuk ka jurist te berishizuar qe ta vere ne diskutim!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

(a.gj)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?