Kush i hartoi listat e PD? Berisha shuan zërat: Pa asnjë keqardhje, kam pasur zero rol

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ ka shuar zërat se ai fshihej pas përzgjedhjes së emrave të kandidatëve të PD-së që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Berisha per fierin komente
Berisha u është përgjigjur komenteve sa i takon faktit nëse ka qenë ai që ka propozuar listat, apo vet zoti Lulzim Basha. Sipas Berishës, e drejta për të përgatitur listat e kandidatëve është ekskluzivisht e liderit të PD-së, Basha.

KOMENTUESI 1: Z.Berisha përshëndetje, nëse do shohësh albumet tuaja nder vite, mitingjet madhështore dhe pritjet me zemër qe ju ka bere Shkodra me patjetër jam dhe unë, nëse do rremoni ne fotot e mitingjeve ne Durrës pas vitit 2000 patjetër do jem diku me ju, ne shfletofshi listat e komisionereve te PD e se aty është dhe emri im, kam qe ne 90-ten qe ju mbështes pa kërkuar asnjë presje nga PD ja arsyeja se ju kam ndjekur per bindje jo për interes, me tradhtuat, me zhgënjyet, me rrezuat: Nuk ju votoj me, nuk ju dua me dhe nuk jam e vetmja, ncek sjam e vetmja jemi bere shume……..

KOMENTUESI 2: Ku e shef madhështinë doktor, Partia Demokratike nuk ekziston me. Humbja me e madhe ndonjëherë na pret, un i pari nuk votoj familjarisht, jemi te fyer nga lista e turpit e Lul Bashes dhe kunatit te tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

BERISHA: Faleminderit per mesazhin Viola. Me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD eshte ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit, i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se eshte e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Duke shprehur mirenjohje te thelle per te gjithe kontributin tuaj te çmuar, thirrja ime me miqesore per ju dhe çdo demokrate e demokrat eshte te vazhdojme betejen drejt fitores! Me urimet e mia me te mira per ju dhe familjen tuaj, me respekt Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?