FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kush mbjell erën, korr stuhinë!”, Mesila Doda reagon për herë të parë pas humbjes

Në zgjedhjet e 25 qershorit Mesila Doda e PDIU-së, e cila renditej e dyta në listën e Tiranës, ka mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. PDIU ndërkohë rrezikon të mos marrë dhe mandatin e parë në Tiranë, me një diferencë shumë të ngushtë votash.

“Partitë e mëdhaja kanë siguruar deputetë më shumë pak vota dhe kjo është për shkak të sistemi të monitoruar vetë që nuk është në të mirë të vendit. Shqipëria sot është në pragun e një lloj kontrolli absolut dhe te sistemi zgjedhor gjithashtu. Kush mbjell erën, korr stuhinë!

Presim një proces që duhet të mbarojë deri në fund. Sipas përllogarive jemi shumë afër mandatit në Tiranë. Nëse do kishim koalicione do kishte 10-12 deputetë. Kjo është një shkele. Ja ku jemi dhe njëherë në dëshirat e më të mëdhenjve”, ka thënë Mesila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Doda, e pyetur nga gazetarët nëse do e shohim më publikisht tani që nuk do jetë deputete, u përgjigj, “Jeta është e gjatë dhe e bukur do keni mundësi të më shihni më vonë. E rëndësishme është që sistemi të shpëtohet pasi është lënë në buzë të greminës”.
Në Tiranë kreu i PDIU-së po lufton “dhëmbë më dhëmbë” me PS-në për një mandat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?