Kushner: Shqipëria çel negociatat për në BE këtë vit
Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner shprehet optimist që Shqipërisë do t’i hapen negociatat këtë viti.
Në një artikull të publikuar në prestigjiozen “Financial Times”, Kushner shkruan se nuk beson që “lodhja e zgjerimit”, Brexit apo nacionalizmi në rritje po bëhen pengesë për avancimet e vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor.
“Pas zgjedhjeve më vonë këtë muaj në Shqipëri, dhe ndoshta gjatë samitit vjetor të Ballkanit Perëndimor, i planifikuar për në Trieste në korrik, pothuajse me siguri do të jetë një kërkesë që negociatat e pranimit me Tiranën të fillojnë këtë vit”, shkruan ai.
“Nuk është e pashmangshme, por supozimi im është se përgjigja e BE-së do të jetë pozitive, në lidhje të paktën me negociatat”, shkruan ai, duke nënvizuar se Brukseli është zotuar të avancojë rrugën e integrimit për 6 vendet e Ballkanit dhe ai ka ndihmuar sa herë ka pasur vështirësi, siç ka bërë së fundmi në Maqedoni dhe Shqipëri.
E gjykoj këtë duke u bazuar në burimet që Brukseli ka zotuar t’i mbajë të gjashtë kandidatët e Ballkanit në rrugën e anëtarësimit dhe për të ndihmuar sa herë që kanë lindur vështirësi, siç kanë bërë më së fundi në Maqedoni dhe Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

