Kushtetuesja vendos të gjykojë ankesat për ligjet e ‘Drejtësisë’ pas datës 22 qershor
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e dy shoqatave të gjyqtarëve për tre ligje të reformës në drejtësi, pas datës 22 qershor.
Burime nga Kushtetuesja, bënë të ditur këtë të premte se palëve të interesuara, që në këtë rast është Kuvendi i Shqipërisë, i është lënë afat deri më 22 qershor që të paraqesë pretendimet rreth padisë së depozituar në Gjykatë më 1 qershor, nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve.
Pas kësaj date, trupa kushtetuese cakton dhe datën e shqyrtimit në séancë të mbyllur të ankimimit të gjyqtarëve, për të vijuar më pas me seancën e hapur.
Për herë të tretë komuniteti i gjyqtarëve padit në Kushtetuese ligjet e reformës në drejtësi, duke filluar me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur si ligji i vettingut, ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që sipas tyre bien ndesh me Kushtetutën.
Në kërkesën ankimore drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve janë kundër disa neneve të ligjit të vettingut, që parashikojnë ushtrimin e kontrolleve ndaj figures se gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga 1 janari 2012, sa i takon lidhjeve të mundshme mes tyre dhe anëtarëve të krimit të organizuar. Kjo, nga shoqatat e gjyqtarëve, konsiderohet në tejkalim te normave kushtetuese.
Padia në Kushtetuese e shoqatave të gjyqësorit kerkon gjithashtu shfuqizimin e disa neneve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilët përcaktojnë kriteret e vjetërsisë në punë dhe të vlerësimit profesional për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ligji i tretë i reformës në drejtësi, i ankimuar nga gjyqtarët është ai “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Padia e dy shoqatave kundërshon kriteret minimale të ngritjes në detyrë të magjistratëve që lidhen me vjetërsinë në punë në një fushë të caktuar të drejtësisë, procedurat e lëvizjes paralele/atsh
KOHA JONË SONDAZH

