FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kutitë e fundit, Veliaj mbi 42 mijë vota para, bëhet gati për “kolltukun” e Bashës

Erion Veliaj kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës pritet të shpallë fitoren si kryebashkiak në selinë rozë, pak momente më vonë.

Ai kryeson me mbi 42.383 vota dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili fitoi Bashkinë e Tiranës pas tre mandatave radhazi të kryeministri Edi Rama, do t’i dorëzojë çelësat pikërisht kandidatit të majtë, Erjon Veliaj. Nëse kjo diferencë do të mbetet në fuqi, ajo mund të quhet edhe më e thellë se fitorja e vetë kryeministrit Rama, në çdo një nga mandatet e tij. Kjo për faktin edhe të koalicionit më të gjerë me partinë  e Topit e të çamëve. Por edhe të Reformës Territoriale,  që ka zgjedhuar hartën e kryeqytetit me komunat e bashkitë përreth, shumë prej të cilave i mbante PS-ja.

Festa në PS-së, për fitoren e Veliaj, ka nisur. Me fitoren e Tiranës, PS-ja ka përmbushur edhe objektivin kryesor në këto zgjedhje.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në orën 11:30 janë numëruar 840 kuti të numëruara nga 864 gjithsej. Kanë mbetur edhe  20 QV për numërimi .

Swiss Digital Mobile Reklama

Avantazhi që ka krijuar Veliaj nuk pritet të lëkundet nga votat që kanë mbetur për numërim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?