Kuvend-Balla: Kryebashkiaku i Kamzës me fatura të papaguara energjie

“E kam ndjekur me vëmendje protestën e opozitës dhe pjesëmarrës në të ishte dhe kryebashkiaku Mziu, që bërtiste më shumë se të tjerët. Kjo pasi ai është një ndër debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së. Familja Mziu ka papaguar deri ditën e djeshme 1.139.397 lekë, fatura të energjisë. Kjo është dhe arësyeja që Mziu, bashkë me Lulzim Bashën bërtiste se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike ndaj duam të rrëzojmë qeverinë”, u shpreh Balla. Gjithashtu, ai tha se në protestën e ditës së shtunë ishte e pranishme i gjithë stafi i Bashkisë Kamëz, nga punonjësi i parë, deri tek i fundit. Debia që kjo bashki i ka OSHEE-së, sipas deputetit socialist, kap shifrën e 436 milion lekëve.