Kuvend/Basha-Ramës: Bandit, jeni si grup për në burg (VIDEO)

Opozita është rikthyer në Kuvend, pas 6 muajsh mungesë. Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha i është drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama me fjalët bandit dhe e cilësoi grupin e PS-së si një tufë horrash.

”Jeni të poshtër si dreqi po bëni si budallenj si gomeri. Ca po bëni ju këtu shou po bëni? Jeni hileqarë. Doni ju reformë zgjedhore. Gjysma prej jush duhet të jeni në burg”.

Mazhoranca ka kërkuar që në rend dite të futet edhe Kodi Zgjedhor. Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga opozita. Sipas Opozitës, prania e saj në Kuvend është për dy arsye, e para për të mbështetur studentët në kauzën e tyre dhe e dyta për vetingun në politikë, një propozim i vetë Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?